Zhvillimi i marrëdhënieve me rekrutues të mirë strukturuar në treg, do t'ju shërbejë përgjatë gjithë karrierës suaj. Ndonëse një rekrutues mund të mos ketë aktualisht një mundësi punësimi që përshtatet me profilin tuaj, duke ruajtur kontaktet me të, siguroheni që ai të jetë i përditësuar me profilin tuaj kur të krijohet mundësia për një përputhje perfekte për ju".

Tre këshilla për të zgjeruar hulumtimin tuaj dhe përpjekjet për të krijuar rrjet njohjesh:  

  • Ndërtoni marrëdhënie të qëndrueshme

Ruani kontakte me kolegët tuaj të mëparshëm. Krijoni një rrjet njohjesh sa më të gjerë duke i mirëmbajtur dhe ushqyer këto marrëdhënie. Çelësi është të jeni prezent dhe aktiv teksa arrini objektivat tuaja.   

  • Krijoni një profil dinamik në LinkedIn

Shumë drejtues  e neglizhojnë nevojën për një profil dinamik në LinkedIn, sepse nuk e shohin me vlerë. Sidoqoftë, të jeni aktiv dhe të ndjekur nuk është pozitive vetëm për karrierën tuaj, por edhe për kompaninë tuaj. Mbani CV-në tuaj të përditësuar dhe nxitni komente dhe interes me postimet tuaja. Nëse është e nevojshme, informohuni, lexoni dhe vetëzhvillohuni se si ta arrini këtë duke qenë aktiv në mediat sociale.

  • Synoni industritë më të dëshirueshme

Të gjithë ne kemi disa industri në të cilat dëshirojme të punojmë, ndaj fokusohuni në atë që e shihni si më të përshtatshme në një të ardhme të afërt dhe të largët. Kjo do t'ju ndihmojë të vendosni disa objektiva dhe të ndërmerrni veprime të cilat e bejnë më te prekshme punën që dëshironi.

 

Burimi: Randstad blog

linkedinfacebookinstagramYouTubecontact