Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 66

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 66

Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 85

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 85

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKBase.class.php on line 435

Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 64

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 64

Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 79

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 79
Si na ndihmon DISC gjatë kohëve të pasigurta
Slider

Si na ndihmon DISC gjatë kohëve të pasigurta

Shumë prej nesh po detyrohen të ndryshojnë rutinat për shkak të situatës aktuale.

Bota qe jetojme, nuk ka parë më parë asgjë të ngjashme me këtë. Po na kërkohet të ndryshojmë zakonet tona; mënyrën tonë të jetuarit. Po na kërkohet të punojmë në mënyra të ndryshme. Prindërit që punojnë gjithashtu u kërkohet të edukojnë fëmijët në shtëpi. Si i trajtojmë këto ndryshime në jetën tonë?

Extended DISC ofron informacion për mënyrën se si reagon secili stil ndaj ndryshimit dhe situatave të presionit, çfarë u shkakton atyre stres, dhe si të ndihmoni në minimizimin e stresit. Ky nivel i vetëdijes mund të na ndihmojë të sigurohemi që pikat tona të forta nuk po punojnë kundër nesh.

  • Si reagojnë stilet e DISC ndaj situatave të presionit?
  • Vlerësimet e Extended DISC® na mësojnë stilin tonë natyral dhe na ndihmojnë të kuptojmë se kush jemi. Nën presion jemi gjithnjë më shumë vetëvetja duke shfaqur sjellje që janë më natyrale për ne. Raportet DISC përmbajnë një seksion specifik se si individi i përgjigjet situatave të presionit, bazuar në marrëdhëniet që ka me 4 stilet e DISC. Reagimet janë unike për secilin individ.

    Përballja me të panjohurën të cilën po e përjetojmë aktualisht mund të konsiderohet padyshim, një situatë presioni. Kur kuptoni se si ju dhe të tjerët, reagojnë ndaj situatave të presionit mund ta keni më të lehtë ti trajtoni ato. Nëpërmjet DISC ju mund ta keni këtë informacion në lidhje me veten, punonjësit, kolegët tuaj, informacion ky tepër i vlefshëm për menaxhimin e tyre apo bashkëveprimin me ta.

  • Stilet DISC në Situata Presioni
  • Stilet D janë të orientuara tek detyra dhe janë aktiv. Stilet D i shijojnë sfidat, si ndryshimi, dhe duan të kenë kontroll. Nën presion, ata bëhen vetvetja edhe më shumë dhe përqendrohen më shumë tek detyrat dhe objektivat. Ata shfaqen tek stilet e tjera si të pandjeshëm dhe me mungesë shqetësimi për të tjerët. Ata kanë një tendencë për të anashkaluar sesi veprimet dhe sjelljet e tyre ndikojnë tek të tjerët. Pandemia mund të jetë duke sfiduar sensin e tyre të kontrollit.

    Stilet I janë të orientuara tek njerëzit dhe aktivë. E thënë thjesht, stilet I shijojnë të qenit rreth të tjerëve. Nën presion stilet I përqendrohen edhe më shumë te njerëzit dhe priren të anashkalojnë detajet dhe detyrat. Ato paraqiten të çorganizuara ndaj stileve të tjera. Stilet I kanë nevojë për mundësi për të pëballuar distancimin social siç janë takimet virtuale dhe telefonatat.

    Stilet S janë të orientuar drejt njerëzve dhe të rezervuar. Stilet S preferojnë të kenë një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt. Nën presion mund të përpiqen të strehojnë sa më shumë njerëz. Ata janë bërthama e skuadrave të stileve; njerëz tek të cilët mund të kesh besim dhe të varesh.

    Stilet C janë të orientuara drejt detyrave dhe të rezervuar. Stilet C preferojnë të përqëndrohen në detaje, cilësi dhe saktësi. Ata e shijojnë dhe shkëlqejnë kur janë eksperti. Nën presion ata duan të sigurohen që punët të vazhdojnë të bëhen si duhet. Stilet C ndoshta janë duke shikuar dhe lexuar shumë lajme aktuale për t'u përpjekur të kuptojnë çdo detaj në lidhje me situatën.

Extended DISC N.A