Kohëzgjatja:
Fillon:
Mbaron:
Tarifa për pjesëmarrës:
Numri i pjesëmarrësve:       
Trajnues:
Gjuha:
Vendi / Data:
1 ditë
9:00 am
5:00 pm
Na kontaktoni
Min 12 – Maks 18
Dalina Gjiçali
Shqip 
Për t’u vendosur

Prezantimi i trajnimit:

Ky trajnim është dizenjuar për të ndihmuar pjesëmarrësit që të jenë më të suksesshëm kur shesin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Trajnimi synon që të strukturojë më tej forcën tuaj shitëse, t’iu rrisë vetëbesimin dhe t’iu mësojë teknika të ndryshme dhe të vlefshme, të cilat mund të përdoren në çdo aspekt të procesit të shitjes. I gjithë trajnimi do të jetë shumë ndërveprues dhe të gjitha temat do të mbështeten me ushtrime, punë në grup si edhe ushtrime me role.

Temat që do të trajtohen:

  • Hyrje në shitje.
  • Bazat e shërbimit dhe shitjes.
  • Shitja e drejtpërdrejtë, “Pesëhapshi”
  • Si t’i trajtojmë ankesat?
  • Test (Fakultativ).
  • Përfundime & mbyllje.

Grupi i interesit:

  • Ky trajnim është i përshtatshëm dhe shumë i vlefshëm për të gjithë stafin e vijës së parë.

Përfitimet tuaja:

  • Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të sheshin më shumë, e do të jenë më të angazhuar dhe më “agresivë” në shitje;
  • Pjesëmarrësit do të jenë më të strukturuar dhe do të përmirësojnë marrëdhëniet me klientët në të gjitha aspektet.
  • Pjesëmarrësit do të rrisin vetëbesimin dhe do të jenë më të motivuar.
  • Pjesëmarrësit do të trajtojnë ankesat me më shumë efektivitet.