Erald Pashaj

Të dashur partnerë,

Në biznesin dhe planet tuaja, ju vazhdimisht mendoni për stafin, për punonjësit e kualifikuar dhe profesionistë, si t’i motivoni dhe si të përmirësoni performancën e tyre, si të gjeni, rrisni dhe mbani punonjësit e talentuar si mënyra e vetme për të siguruar suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të biznesit tuaj.

Që nga viti 2009 ne jemi duke punuar në mënyrë aktive që t’ju mbështesim të përballeni me këto sfida.

Përvoja ime 13-vjeçare si CFO i  DHL Express Albania dhe si trajnues rajonal për vendet e Ish-Bashkimit Sovjetik & Evropës Jug-Lindore që përfshin Rusinë, Ukrainën dhe të gjithë ish-republikat e Bashkimin Sovjetik si dhe Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë, më ka ndërgjegjësuar dhe bindur për vlerën që i sjell biznesit zhvillimi i stafit.

Ekipi ynë është shumë i përkushtuar për të dhënë shërbimin më të mirë me çmimin më të mirë. Ju do të vlerësoni cilësinë dhe korrektësinë tonë.

Faleminderit për kohën tuaj dhe shpresojmë të bashkëpunojmë me ju.

 

Erald Pashaj

Administrator - Konsulent & Trajnues Ndërkombëtar