DESTINACIONI PUNËJeni duke kërkuar një vend pune?

Doni të ndryshoni punë?

EPPC Albania do të organizojë Destinacionin Punë - një ditë të hapur mbi punësimin ku të gjithë të interesuarit për një pozicion të ri pune, për një pagë më të mirë, për të përfituar një përvojë të re dhë për një hap më shumë në karrierën tyre do të kenë mundësi të bëjnë një bisedë me rekrutuesit e EPPC.

Destinacioni Punë do t’ju japë mundësi të informoheni më shumë mbi mundësitë e punësimit që EPPC ka aktualisht në bashkëpunim me disa nga punëdhënësit më të mëdhenj në treg të cilët operojnë në industri të ndryshme: shitje, retail, bankë, financë, automobilistik, ndërtim, inxhinieri, etj.

Merrni një CV dhe eja na takoni pranë Parkut Olimpik të Tiranës. (Ish kompleksi Dinamo) në datën 1 Maj, ora 10:00 – 18:00.

Për më shumë info, kontaktoni tek: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. / +355 4 2465558