Kohëzgjatja:
Fillon:
Mbaron:
Tarifa për pjesëmarrës:
Numri i pjesëmarrësve:       
Trajnues:
Gjuha:
Vendi / Data:
2 ditë
9:00 am
5:00 pm
Na kontaktoni
Min 12 – Maks 20
Erald Pashaj ose Dalina Gjiçali
Shqip ose Anglisht
Për t’u vendosur

Prezantimi i trajnimit:

A keni sherrxhinj, martirë, narcizistë, pasivë, agresivë, gjetës të përhershëm gabimesh, vetmitarë, llafazanë, ankues, diktatorë, persekutorë, viktima dhe shpëtimtarë, në ambientin TUAJ të punës?

- Atëherë duhet të merrni në konsiderate këtë trajnim! Ne do t’ju tregojmë se si të silleni me të gjithë të sipërpërmendurit.

Temat që do të trajtohen: 

  • Hyrje.
  • Sherrxhiu.
  • Martiri & i mbizellshmi.
  • Narcizisti (I dashuruari me veten).
  • Pasivi-Agresivi.
  • Vetmitari & llafazani.
  • Ankuesi, qaramani & idhnaku.
  • I çmenduri pas fuqisë, pas kontrollit & diktatori.
  • Persekutori, viktima & shpëtimtari.
  • Gjetësi i gabimeve.
  • Menaxhimi i sjelljeve problematike.

Grupi i interesit: 

  • Ky trajnim është për këdo që punon në kompani, por ne e rekomandojmë shumë për menaxherë, supervizorë, koordinatorë dhe persona të tjerë kyç që kanë ndikim mbi stafin.

Përfitimet tuaja: 

  • Do të jeni në gjendje të menaxhoni situata të vështira;
  • Do të jeni në gjendje të neutralizoni sjelljet e këqija;
  • Do të jeni në gjendje ta diferenconi veten nga sjelljet e këqija;
  • Do të jeni të aftë t’i ktheni sjelljet e këqija në sjellje të menaxhueshme.