Nga Erald Pashaj

Në punën e përditshme hyjmë në diskutime në lidhje me punonjësit, sa të angazhuar janë përkundrejt kompanisë dhe punës. Punëdhënësit dhe drejtuesit shpeshherë fajësojnë punonjësit se nuk e duan punën. Sipas tyre zgjidhja është t’u thonë punonjësve: - Ta doni punën, se po nuk e deshët do largoheni nga puna. Pra një formë frikësimi për të ruajtur vreshtin që sipas tyre funksionon. Në fakt sipas meje nuk funksionon aspak dhe nuk jep asnjë rezultat. Përkundrazi, prodhon shtirje, fshehje dhe punë sipërfaqësore duke zhvilluar sindromën e të justifikuarit kur diçka nuk shkon mirë dhe fajësimin e palëve të tjera. Shkaktarët e këtij prodhimi skarco janë drejtuesit.

Lexoje të plotë...

Nga Erald Pashaj

Nga sistemi i kaluar trashëguam një parullë “Njeriu kapitali më i çmuar”. Në fakt që atëherë dhe deri më sot, kjo është vetëm një parullë, si për të na kujtuar të kundërtën, që njeriu nuk është aspak kapital, i çmuar jo e jo, madje as vegël pune nuk është, sepse edhe për veglën tregohet pak më shumë kujdes, sesa për njeriun.

Çdo ditë dëgjojmë kompani që thonë se njerëzit i kanë asetin më të çmuar. Për të qenë i sinqertë ka kompani ku njerëzit kanë vërtet peshë dhe trajtohen si aset. Por në masën më të madhe të punëdhënësve në Shqipëri, punonjësit trajtohen si aset i dorës së tretë. Më shumë kujdes tregojnë për makinat sesa për stafin, madje që pas viteve 90 i shoqëron shprehja “punonjësit i mbajmë me bukë”. E trishtueshme si shprehje, sepse është e kundërta.

Lexoje të plotë...

  Nga: Erald Pashaj

Tregu i punës në Shqipëri gjatë vitit 2017 vazhdoi konsolidimin e mëtejshëm e funksionimit të tij si treg, ku në njërën anë qëndron oferta për punë dhe në anën tjetër kërkesa. Edhe gjatë 2017 kërkesa për punë tejkalon ndjeshëm ofertën, gjë që është veçanërisht e theksuar tek të rinjtë dhe te forca punëtore e pakualifikuar. Në EPPC ky raport ka qenë shumë i zhdrejtë, pra kërkesa për punë e këtyre kategorive qe rreth 50-70 herë më e madhe sesa ofertat e punëdhënësve.

Lexoje të plotë...

Nga Erald Pashaj

Në çdo organizatë, biznes ose jo, ndryshimin e bëjnë njerëzit. Madje sa më shumë kalon koha, njerëzit bëhen faktori më kyç për suksesin ose jo të një organizate.

Në punën tonë të përditshme dëgjojmë shpesh sipërmarrës që i mëshojnë faktit se po investojnë në makineri dhe pajisje, investojnë në toka dhe godina, në sisteme informatike, etj, sepse këto janë çelësi i suksesit. Sigurisht që të gjitha këto janë një vlerë e pamohueshme dhe pa to nuk bëhet dot, por natyrshëm vijnë disa pyetje:

-Kush do t’i implementojë?

-Kush do të punojë me këto investime?

Lexoje të plotë...

linkedinfacebookinstagramYouTubecontact