Kohëzgjatja:
Fillon:
Mbaron:
Tarifa për pjesëmarrës:
Numri i pjesëmarrësve:       
Trajnues:
Gjuha:
Vendi / Data:
2 ditë
9:00 am
5:00 pm
Na kontaktoni
Min 12 – Maks 20
Dalina Gjiçali
Shqip
Për t’u vendosur

Prezantimi i trajnimit:

Pra, ju doni të jeni të suksesshëm në shitje? Që të jeni të suksesshëm në shitje duhet të kombinohen disa aftësi dhe teknika, të cilat jo gjithmonë merren në konsideratë, harrohen, nuk vlerësohen në momentin e parë ose nuk kuptohen siç duhet. Shpesh, shumë punonjës besojnë se janë të mirë në shitje, sepse ata “sillen mirë me njerëzit”. Që të jenë të suksesshëm ata duhet të zhvillohen më tej, të përmirësojnë, profesionalizojnë dhe zgjerojnë më tej “sjelljen e mirë me njerëzit”. Mënyrat dhe teknikat praktike do t’ju bëjnë më të suksesshëm në shitje, dhe produktet tuaja do të kenë më shumë vlerë bashkë me ju. Secili prej nesh ka brenda vetes talentin për të shitur, por a e bën mirë?

Temat që do të trajtohen: 

  • Çfarë shet një shitës, NË RRADHË TË PARË?
  • Identifikimi i blerësve potencialë dhe zgjerimi i mundësive për ata ekzistues.
  • Elementet e nevojshme për të patur sukses.
  • Etapat kryesore të shitjes.
  • Kur gjërat shkojnë keq.

Grupi i interesit: 

  • Përmbajtja e moduleve është në atë nivel që e bën kursin “Arti i Shitjes - Mënyrat & Teknikat” ideal për punonjësit që kanë kontakte të drejtpërdrejta me klientët dhe mund të shfrytëzojnë mundësitë që i vijnë nga këto kontakte. Gjithashtu kursi ndihmon dhe freskon njohuritë e punonjësve me përvojë në shitje.

Përfitimet tuaja: 

  • Do të jeni një shitës shumë i mirë dhe do të lini përshtypje pozitive tek klientët;
  • Do të jeni profesionistë dhe do të shmangni gabimet në shitje;
  • Do të jeni të aftë të veproni profesionalisht në situata të vështira.